Ministri Balla takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite

1 year ago 16
12:02 06/10/2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Balla përmes një postimi në “Facebook”, ku ka zbardhur disa nga çështjet më të rëndësishme që janë diskutuar në takim.

Balla shkruan se është diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit si dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë publike.

Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Do të rrisim bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike”, shkruan ministri Balla./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article