Ministri gjerman i mbrojtjes: Putin mund të sulmojë NATO-n më shpejt se ju mendoni

9 months ago 14

Rusia mund të sulmojë NATO-n në më pak se një dekadë, ka paralajmëruar ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius. “Ekspertët tanë mendojnë se Putin mund të sulmojë aleancën për një periudhë prej 5 deri në 8 vite”, tha ai për gazetën gjermane Der Tagesspiegel.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë”.
Por nuk ka gjasa për momentin, shtoi ai. Gjithashtu edhe një zyrtar i NATO-s paralajmëroi civilët në Perëndim që të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë. Javën e ardhshme, NATO do të nisë stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në dekada.

Read Entire Article