Ministri Hasani nxit bizneset indiane të investojnë në Shqipëri

7 months ago 10
11:39 22/02/2024

Hasani: Ekziston një potencial i madh për investime, tregti dhe partneritet Shqipëri-Indi

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Indi, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me sipërmarrës indianë dhe shqiptarë, ku u diskutua rreth mundësive për biznes që ofron Shqipëria.

Ministri Hasani ftoi kompanitë indiane ta shohin vendin tonë jo vetëm për investime dhe biznes, por edhe për tregti e partneritet, duke ndërtuar përmes Shqipërisë historitë e tyre të reja të suksesit në rajon dhe më gjerë.

Hasani vlerësoi gjithashtu se India përbën një vend me shumë potencial për Shqipërinë dhe forcimi i aleancës mes dy vendeve konsiderohet me interes të lartë, në aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik.

Në këtë vizitë, Ministri Hasani shoqërohej edhe nga një delegacion i biznesmenëve, kryesisht të sektorit të prodhimit të tekstileve, industrisë së përpunimit të mishit, prodhimit të letrës dhe plastikës, produkteve hidrosanitare, tregtimit të mallrave ushqimore e industriale, si dhe arsimit dhe aftësimit profesional dhe kërkimit shkencor.

India është furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar. Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 249% më shumë se një vit më parë. Sipas QKB, në territorin e Shqipërisë janë aktive 90 kompani me pronësi indiane që operojnë në Qarkun e Tiranës, në atë të Korçës, Durrësit, Vlorës dhe Elbasanit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article