Ministri izraelit: Netanyahu të caktojë zgjedhje brenda 3 muajve nga përfundimi i luftës

11 months ago 8

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të duhet të thërrasë për zgjedhje brenda tre muajve pas përfundimit të luftës, sipas ministrit izraelit të Punës, Yoav Ben-Tzur.

Ben-Tzur tha për gazetën Maariv, se kjo duhet të bëhet përpara krijimit të çdo komisioni hetimor, raporton Al Jazeera.

“Publiku do të thotë fjalën e tij dhe më pas do të shohim nëse Netanyahu do të marrë një mandat. Destiliteti kërkon që pas një ngjarjeje kaq të tmerrshme, publiku të thotë fjalën e tij. Qeveria nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë të funksionojë në situatën aktuale”, tha Ben-Tzur, nga partia fetare ultra-ortodokse Haredi Shas.

Zyrtarët dhe publiku kanë treguar pakënaqësi në rritje me refuzimin e Netanyahut për të marrë fajin për sulmin e 7 tetorit.

Javën e kaluar, sondazhet e publikuara në mediat izraelite sugjeruan se partia Likud e kryeministrit do të kishte një rënie të madhe në vendet e saj në Knesset nga 32 në 18.

Read Entire Article