Ministri Mete për koncesionin e “pullave fiskale”: Shërbimi do kryhet nga shteti nga janari 2025, presim të ofrohet me kosto më të ulëta

3 months ago 5

Ministri i Financave, Ervin Mete ishte sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën dhe të Drejtat e Njeriut, si edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Evropiane gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Në fjalën e mbajtur, Ministri shpjegoi se qëllimi për të cilin vjen sot projektligji lidhet ngushtësisht me një proces të përcaktuar që është heqja e koncesionarit të pullave të akcizës nga ligji dhe theksimi që tashmë ky është monopol shtetëror, pra prodhimi dhe shpërndarja e pullave dhe do të realizohet nga një person juridik publik i autorizuar nga Këshilli i Ministrave.

Me urdhër të Ministrit të Financave është ngritur një grup i gjerë pune, vjet në dhjetor, që po ndjek procedurat e përmbylljes së koncesionit të pullave fiskale. Koncesioni përfundon në 31 dhjetor të këtij viti dhe më pas do të vazhdojë të ushtrohet prodhimi dhe shpërndarja e pullave nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, theksoi Ministri.

Duke qenë se koncesionari përmendej në një sërë nenesh të ligjit dhe ishte parashikuar që ky proces bëhej nga koncesionari dhe kjo ishte në ligj, ligji po vjen për ndryshime. Ministri u shpreh se ky ka qënë një koncesion i kushtetueshëm dhe qëndrimi ynë është që do të duhet të ofrohet me kosto më të ulëta në të ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article