Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani pjesë e takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

11 months ago 38
17:03 12/11/2023

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, nesër (13 Nëntor) do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të takimit do jetë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrat do të diskutojnë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin e përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë, duke përfshirë rreziqet dhe kërcënimet hibride dhe ato kibernetike./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article