“Ministria e Infrastrukturës mori ndërmarrjet për mirë menaxhim”, Sula: Vizioni ishte rritja e çmimit të ujit të pijshëm

9 months ago 7

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula përmes një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se vitin e shkuar në kuadër të reformës së ujit ndërmarrjet kaluan nga administrimi i pushtetit lokal në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës me argumentin e mirëmenaxhimit.

Sula u shpreh se tani rezulton se vizioni i mirëmenaxhimit të ndërmarrjeve të ujësjellësave është rritja e çmimit të ujit të pijshëm.

Sipas tij kjo tregon qartë se vizioni i ristrukturimit të ndërmarrjeve të ujësjellësve nuk ka qenë mirë administrimi dhe shtimi i investimeve por “rrjepja” e familjeve shqiptare duke i tarifuar më shumë për të njëjtën cilësi uji gjithmonë nëse qytetarët kanë shansin të kapin orarin kur lëshohet uji.

Postimi i plotë:

Uji i pijshëm është jetik, jo luks.

Vitin që shkoi në kuadër të reformës së ujit ndërmarrjet kaluan nga administrimi I pushtetit lokal në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Argumenti ishte për të mirëmenaxhuar dhe shtuar investimet.
Tani na rezulton se vizioni i mirëmenaxhimit të ndërmarrjeve të ujësjellësave është rritja e çmimit të ujit të pijshëm. Ka mbetur të na tarifojnë edhe metrin kub të oksigjenit që marrim për të jetuar.
Rritja e cmimit të ujit të pijshëm nisi nga Vlora, ndërkohë që pritet të rritet cmimi edhe në shumë qytete të tjera të vendit. Çmimi i ujit për familjarët që do të shërbehen nga ujësjellës-kanalizime Vlorë nga muaji shkurt do të jetë 33.3 për qind më i lartë sesa aktualisht. ERRU ka miratuar një tarifë 60 lekë/m3 ujë për këtë kategori nga 45 lekë/m3 që është aktualisht.
Shumë nga këta të kollarisurit që kanë ndërmarrë këtë veprim nuk e dinë vlerën sepse ata pinë ujë të importuar ose në vend të ujit pijnë alkool, por duhet tua them se uji nuk është luks, por jetik për njeriun. Para se të rrisni cmimin e ujit, mund të rrisni akcizën për alkoolin.
Rritje kanë pësuar edhe tarifat fikse mujore për shërbimin duke u dyfishuar për konsumatorët familjarë nga 100 në 200 lekë në muaj kurse për bizneset është rritur me më shumë se 2.5 herë. Po mundohemi të kuptojmë rritjen e cmimit të ujit për shkak të kostove ndodhta në investime apo të lëndëve të para që duhet për të siguruar infrastrukturën e ujit. Po me cfarë argumenti ndryshohet cmimi për shërbimin e kontratës ku kemi një dyfishim të cmimit.
Kjo tregonë qartë se vizioni i ristrukturimit të ndërmarrjeve të ujësjellsave nuk ka qenë mirë administrimi dhe shtimi i investimeve por “rjepja” e familjeve shqiptare duke i tarifuar më shumë për të njëjtën cilësi uji gjithmonë nëse qytetarët kanë shancin të kapin orarin kur lëshohet uji. Sepse do mbetemi në histori si vendi që vazhdojmë e bëjmë fushatë zgjedhore për 24 orë në 24 furnizim më ujë të pijshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article