Ministria e re, Rama: Nuk është krijuar për të larguar Margaritin. Gonxhe, një prej drejtuesve publikë më të sprovuar

9 months ago 9
15:24 10/01/2024

Krijimi i ministrisë së re, ajo e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për kryeministrin Edi Rama nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më eficent. Në konferencën për shtyp me gazetarët, pas analizës dy ditore të mbledhjes së qeverisë së mbajtur në Shëngjin të Lezhës, Rama shpjegoi përse lindi nevoja e kësaj strukture të re, ndërsa hodhi poshtë se ajo u krijua për të larguar ministren e Kulturës, Elva Margariti.


“Ministria e re nuk është krijuar për të larguar zonjën Margariti, e cila ka kryer detyrën e vet , por është krijuar një strukturë të re për ato arsye që kam paraqitur shkurtimisht dhe që kanë të bëjnë pikërisht me nevojën e jashtëzakonshme të vendit për të ecur më shpejt duke thyer edhe kufijtë tradicionalë, ndërkohë kur ekonomia jonë, sektori institucional, që mbulon ekonominë, ka nevojë për një shtysë të re të fortë, sepse janë një sërë sfidash që kërkojnë një vëmendje të veçantë në këtë fazë. Ndërkohë kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje dhe orientim të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëj kush tjetër përveçse një ministri ekonomie. Dhe jo vetëm të koordinojë institucionet e tjera… Pse parlamenti u godit me sukses dhe lehtësi nga armiqtë tanë kibernetikë? Sepse ishte jashtë sistemit, ishte një kioskë dixhitale dhe ne kemi shumë kioska të tilla ende të cilat janë jashtë sferës së kompetencës të drejtpërdrejtë të pushtetit ekzekutiv. Ndërkohë që në kushtet edhe të kësaj epoke që e ka sjellë luftën kibernetike si një kërcënim të ri që do vijë duke u shtuar, është një luftë ku në vazhdim, do përgatitesh, do goditësh, do reagosh dhe kërkon një sistem mbrojtjeje”.

Kur vjen puna tek dixhitalizimi, dramatike e cilëson situatën në sistemin e drejtësisë, ndërsa thekson se nëse parlamenti do të kishte qenë i përfshirë në sistemin e AKSH-it, do ta kishte pasur më të lehtë përballjen me sulmin kibernetik.

“Sot kemi një situatë shumë dramatike me sistemin e drejtësisë, ne kemi sistemin më të prapambetur, arkaik, më të prapambetur në Evropë nëse flasim për dixhitalizim. Akoma me defterë që janë shumë më të keqrendisut se të periudhës otomane e komuniste. Mbi të gjitha nuk mundësojnë asnjë shpejtësi dhe transparcën në trajtimin e çështjeve gjyqësore. Pavarësia është një gjë, sistemi është një gjë tjetër. Sistemi dixhital dhe i mbrojtjes kibernetike të një shteti serioz është një. Nëse parlamenti do të ishte përfshirë në sistemin e AKSHIT do e kishte më të lehtë. Në këtë sens inovacioni është një problem është një problem nëse nuk i marrim të gjitha të mirat”.

Sa i takon emërimit të Blendi Gonxhes në krye të ministrisë së re, kryeministri thotë se ai është një prej drejtuesve publikë më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë.

“Dhe kultura është bashkuar aty për t’i dhënë aty mundësi vetes që të shfrytëzojmë më tepër potencialin që kultura ka për ekonominë. Kultura është edhe motor i ekonomisë. Ndaj është bërë kjo dhe kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më eficent dhe të marrim më shumë nga potenciali që kemi. Është një nga drejtuesi publik më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. Drejtoria e transportit rrugor ishte një kioskë banale një çerdhe korrupsioni. Fakti që ne arritëm të bëjmë që republika federale e Gjermanisë të pranojë patentën tonë i thotë të gjitha. Plus baground kulturor, dhe lidhja e mëhershme me kulturën e ministrit të ri”./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article