“Ministritë që preken nga ligji e kanë kundërshtuar”, kryetarja e unionit të inxhinierëve rendit arsyet pse është kundër: Krijon monopol

11 months ago 37
Reklamë

Dëshira Mena, drejtoresha e unionit të inxhinierëve shqiptarë e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli mbi debatin e krijuar për urdhrin e inxhinerit.

Mena renditi arsyet pse është kundër krijimit të urdhrit të inxhinierit duke thënë se krijon monopol dhe se profesioni i inxhinierëve është i rregulluar nga ligji. Pra sipas saj nuk ka nevojë ligj mbi ligj. Më tej ajo tha se ministritë që preken nga ligji e kanë kundërshtuar.

“Projektligji është duke u diskutuar në komisione. Nuk jemi thirrur ende në komision. Këtë projektligj, vetë ministria turizmit, financës, drejtësisë e kanë kundërshtuar dhe e kanë hedhur poshtë. Zonja deputete Bozo e zbuti deklaratën. Që të koordinosh apo të bësh reflektime do të thotë se atë ligj duhet ta hedhësh poshtë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE), thotë se në profesionin e inxhinierisë e kemi rregulluar me ligj. Ne kemi mijëra faqe ligje, vendime e standarde që rregullojnë profesionin e inxhinierit. Bozo sqaroi se ne nuk duam të krijojmë monopol. Kërkohet të behet kontrolli i përditësimit të njohurive dhe këtë e bën urdhri.

Kundërshtojmë këtë projektligj për një arsye madhore. Urdhri i inxhinierit kërkon monopol mbi një sektor strategjik. Inxhinieria është aset kombëtar pasi ka të bëjë me sigurinë dhe ndaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ta kontrollojë shteti. Krijon monopol në duart e një grupi njerëzish që do jenë të ndikuar. Inxhinieria sot është një profesion i rregulluar me ligj dhe nuk ka nevojë për lidhje. Është ligj mbi ligj. Pra të jemi në linjë dhe të ndjekim ligjet që kem.”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article