Ministrja e Jashtme gjermane: Putin dëshiron të shkatërrojë vendin dhe njerëzit

5 months ago 14

“Fakti që ky terror ndaj infrastrukturës vazhdon edhe pas dimrit tregon se presidenti rus dëshiron të shkatërrojë vendin, dëshiron të shkatërrojë jetët e njerëzve”. Kështu u shpreh ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock për Vladimir Putin, e cila vizitoi një nga termocentralet më të mëdha në Ukrainë.

Baerbock foli me ministrin ukrainas të Energjisë Herman Galushchenko për situatën në termocentralin, shkatërrimi i të cilit u denoncua nga ukrainasit në prill.

Galushchenko akuzoi rusët se sulmuan me 11 raketa, vetëm gjashtë prej të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës që vazhdon të kërkojë më shumë ndihmë ushtarake.
Ministrja e Jashtme gjermane u bëri thirrje ndërkombëtarëve për më shumë mbrojtje ajrore për të mbrojtur jo vetëm qytetet e mëdha, por edhe infrastrukturën.

Read Entire Article