Miqësore luksi me kampionët e Europës

1 year ago 33
Reklamë
13:25 05/08/2023

Tekniku Bulku: Shqipëria e 19-vjeçarëve ka optimizëm për rezultat pozitiv

Miqësore luksi me kampionët e Europës për të provuar grupin për kualifikueset e ardhshme të këtij kompeticioni. Ky është fokusi i kombëtares së 19-vjeçarëve kuqezi në duelin që do të luhet më 9 Gusht përballë Italisë. Trajneri Ervin Bulku ka komentuar grupin e futbollistëve të grumbulluar për këtë miqësore të rëndësishme ndaj kampionëve të Europës, ku thekson se pavarësisht forcës së kundërshtarit, skuadra e tij do të bëjë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv.

“Po mundohemi të formojmë grupin që të jetë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese. Tani do të shikojmë edhe ndeshjen me Italinë dhe shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë, të gjejmë një skuadër të përgatitur sepse dihet forca e kundërshtarit, por ne do shkojmë të bëjmë gjithçka çfarë mundemi për të parë nga afër gjendjen që po kalojnë lojtarët dhe për të sulmuar një grup sa më të fortë.”

Tekniku nënvizon se 20 lojtarët e grumbulluar për këtë miqësore nuk përbëjnë listën e Shqipërisë në eliminatoret e Europianit të ardhshëm.

“Kemi në dispozicione edhe katër miqësore të tjera pas ndeshjes së Italisë kështu që do të bëjmë të pamundur për të formuar grupin që të jetë sa më solid për ndeshjet.”

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve do të stërvitet për tre ditë në fushën stërvitore të Koverçano, aty ku edhe do të zhvillohet dueli i kësaj të enjte.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article