Miqësoret e verës

1 year ago 24
Reklamë
23:58 27/07/2023

Barcelona mundet nga Arsenal, Real Madrid fiton ndaj Manchester UTD

Arsenal triumfoi në miqësoren me Barcelona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nuk munguan golat dhe emocionet.

Topçinjtë e Londrës mundën me rezultatin 5-3 skuadrën katalanase ku Leandro Trossard ishte vendimtar me 2 golat e tij në pjesën e dytë që kthyen sfidën në favor të anglezëve.

Kjo sfidë nisi 30 minuta me vonesë, pasi autobusi i Arsenal u bllokua në trafik në rrugën drejt SoFi Stadium të Ingleëood. Po në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Real Madrid fitoi 2 – 0 sfidën me Manchester United.

Blerja e verës Jude Bellingham realizoi golin e parë me fanellën e Los Blancos. Joselu ishte shënuesi tjetër i takimit të zhvilluar në Huston. Inter barazoi 1-1 me Al Nassr në përballjen e luajtur në Japoni.

Fillimisht shënoi ekipi arab me Ghareeb dhe më pas për italianët barazoi Frattesi. Kristjan Asllani u aktivizua në pjesën e dytë ashtu si Cristiano Ronaldo.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article