🇦🇱 Tirana! 💛❤️#ASRoma pic.twitter.com/737M0G2k0d

— AS Roma (@OfficialASRoma) August 12, 2023

TIRANË, 12 gusht/ ATSH/ Trajneri i “Romës”, Jose Murinjo përmes rrjeteve sociale ka përshëndetur Shqipërinë.

Ai ka postuar foton e posterit të vendosur në murin ballor të Universitetit politeknik të Tiranës, ku kryeqyteti shqiptarë i uron mirëseardhjen. Murinjo, krahas fotos vlerëson mikëpritjen, duke falenderuar kryeministrin Edi Rama.

“Faleminderit Tirana që na mirëpret sërish, faleminderit Edi Rama”, shkruan trajneri i Romës Jose Mourinjo në Instagram.

Sonte ne mbrëmje në orën 20:00 “Roma” do te luajë një ndeshje miqësore kundër “Partizanit” në “Air Albania”. Ndërkohë klubi i “Romës” ka postuar foto nga Tirana.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.