TIRANË, 12 gusht/ ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Noizy shijojnë sëbashku miqësoren e luksit mes “Romës” dhe “Partizanit”, në “Air Albania Stadium”.

Rama ka ndarë foto me reperin Noizy nga tribuna VIP, ndërsa kanë bërë edhe flamurin kuqezi me duar.

“Zhurm, zhurm, shum, shum, zhurm”, theskon Rama.

Miqësorja e luksit për “Partizanin” po ndiqet nga më shumë se 18 mijë tifozë, me biletat që janë të shitura për këtë mbrëmje.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.