Deputeti i PD-së Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka komentuar miratimin e ndryshimeve për Ligjin e Urdhrit të Mjekut.
Shehu shprehet se në këtë mënyrë, po shkatërrohet pavarësia, që i kishte mbetur këtij urdhri.
“Sot rregjimi deklaron me “triumfalizem”:
— Se miratoi ne Qeveri ndryshimet e “Ligjit te Urdherit te Mjekut”, duke shkaterruar dhe ate pavaresi, qe se paku ligjerisht i kishte mbetur atij Urdheri”, shkruan Shehu.
“Qeveria trajton mjeket si “bujkrober” dhe “Urdherin e Mjekut” si “kotec” te saj.
Sot rregjimi deklaron me “triumfalizem”:
— Se miratoi ne Qeveri ndryshimet e “Ligjit te Urdherit te Mjekut”, duke shkaterruar dhe ate pavaresi, qe se paku ligjerisht i kishte mbetur atij Urdheri.
—Ndryshime per te kthyer mjeket ne bujkrober duke u cenuar edhe te drejten, qe kane te gjithe specialistet, per te vendosur vete te lire per aktivitetet profesionale mbas kohes se punes publike.
Dhe kete kerkon ta beje si “Pilati”, nepermjet ndryshimeve te “Ligjit per Urdherin e Mjekeve”, gje qe nuk ka asnje te drejte ta kryeje.
Nje veprim ky i sotmi antikushtetues, ne rrenim te te drejtave universale te njeriut e specialistit.
Te pavaresise se sanksionuar me ligj te atij Urdheri, i cili nuk merr asnje qindarke nga buxheti, por eshte me vet financim nga mjeket per te mbrojtur te drejtat e tyre.
Nje veprim ky i sotmi diskriminues ndaj mjekeve, qofte dhe ne raport me specialistet e tjere.
Qe zeron aktivitetin, te drejtat, personalitetin e “Urdherit te mjekeve”, duke tentuar ta ktheje ate ne nje “kotec per pulat” e rregjimit.
Por mjeket nuk jane pula, jam i bindur qe ata do te reagojne me force!
Sepse dhe bujkroberit ne histori reagonin!
E as Urdheri nuk mund te pranoje te kthehet ne “kotec” te Qeverise”, shkruan Shehu.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb