Miratohet marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët, PS tërhiqet nga ‘Amnistia Penale’

7 months ago 10
10:24 22/02/2024

Me 77 vota pro, është miratuar sot në Kuvend marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët. Në kohë rekord, u dhanë kartonët jeshilë edhe për projektligjin e zonave të mbrojtura. Nga rendi i ditës, ashtu siç u raportua më herët, u hoq projektligji për Amnistinë Penale. Kjo sepse socialistët nuk kanë arritur dakordësi me opozitën për të siguruar votat e nevojshme.

“Me 74 vota pro hiqet nga rendi i ditës projektligji për Amnistinë Penale”, tha Nikolla në nisje të seancës plenare.

Ashtu si herët e shkuara edhe seanca e kësaj të Enjteje u shoqërua me zhurmë dhe debate mes palëve politike. Deputetët e PD vijuan me aksionin e tyre duke bllokuar foltoren.

Ajo që ra në sy ishin 3 votat pro të deputetëve të PDIU-së, për të dy projektligjet që u miratuan./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article