Ministri Ulsi Manja, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ka njoftuar miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.
Ai njoftoi krijimin e një grupi ndërinstitucional me 43 institucione, në thelb të të cilit do të jetë transparenca, llogaridhënia dhe eficenca e këtyre institucioneve.
Manja raporton se janë 12 masa që parashikohen.
“128 masa. Nuk janë angazhime por detyra shtëpie që kemi marrë përsipër t’i kryejmë deri në 2030. Masa të karakterit ligjor administrativ dhe performanca. Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile. Shqipëria sot në një pozicion solid në raport me anëtarësimin në BE”, u shpreh ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb