Mirlind Daku humbet ndeshjet e shtatorit, mungesë e madhe për Shqipërinë

3 weeks ago 58
Reklamë

Mirlind Daku është kthyer në një makineri golash teksa nga ndeshja në ndeshje po tund rrjetat e çdo kundërshtari. Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari më i mirë i Rubin Kazan dhe në startin e këtij edicioni të ri ka realizuar plot 5 herë në po kaq ndeshje, ndërsa numëron edhe 2 asiste.

Performanca të tilla sigurisht kënaqin edhe Kombëtaren shqiptare që ka në organikë një bomber që garanton gola. Në Europian, Daku luajti vetëm në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, ndërsa më pas u dënua nga UEFA.

Pikërisht ky dënim e bën të vuajë edhe për pak kohë. Mirlind Daku nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për 2 ndeshjet e para të Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë më 7 dhe 10 shtator. Sulmuesi është pezulluar me 3 ndeshje dhe 1 e shleu ndaj Spanjës teksa i mbeten edhe 2 të tjera.

Një keqardhje duke parë formën e tij të jashtëzakonshme që mund t’i bënte shumë punë trajnerit Sylvinho në këto 2 duele mjaft të rëndësishme.

Read Entire Article