Mirlind Daku realizon një gol fantastik, Rubin Kazani në epërsi

5 months ago 6

Mirlind Daku ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit rus, teksa ka gjetur një tjetër gol.

Sulmuesi gjilanas ka gjetur sërish golin, kësaj radhe në kuadër të xhiros së 26-të ku Rubin Kazan po përballet me Ural dhe Daku ka shënuar për 1-0.

Daku ishte i papërmbajtshëm në minutën e 43-të, duke kaluar disa kundërshtare e me një goditje të bukur me të djathtën e dërgoi në rrjetë.

Ky ishte goli i shtatë për futbollistin nga Gjilani, i cili ka asistuar edhe në katër raste të tjera për shokët e skuadrës.

1-0 Daku pic.twitter.com/HTy32D4kPN

— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 29, 2024

Daku është një titullar i padiskutueshëm te Rubin Kazan dhe besimin e trajnerit po e shpërblen më së miri.

26-vjeçari po rezulton një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Shqipërisë dhe pret të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për në Kampionatin Evropian që do të luhet gjatë kësaj vere në Gjermani. /Telegrafi/ 

Read Entire Article