Mister e ardhmja e Kumbullës, çfarë po ndodh mes tij dhe Romës

1 month ago 10
Reklamë

E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet e pasigurtë. Pas zërave të fortë në javët e fundit se largimi i tij ishte thuajse i sigurë nga Roma, orët e fundit situata duket se ka ndryshuar krejtësisht.

Pas dëmtimeve të shumta të Smalling, Daniele De Rosi i ka dhënë më shumë minuta shqiptarit, duke krijuar idenë se Kumbulla për të paktën edhe një sezon do të vijojë të qendrojë te Roma.

Por edhe kjo mundësi krijon sërish probleme, për shkak se kontrata e tij skadon sezonin e ardhshëm.

Prandaj Roma do të duhet të vendosë ose t’i rinovojë kontratën ose ta shesë kët verë, në mënyrë që mos e humbasë sezonin e ardhshëm pa fituar asnjë euro.

Read Entire Article