Misteri rreth Mbappes: Nga lëndimi, strategjia e Enriques, dhe momenti i sikletshëm me një femër në Kanë

5 months ago 9

Ende nuk është konfirmuar prezenca e Kylian Mbappes në finalen e Kupës së Francës, më 25 maj ndaj Lyonit, edhe pse gjëja më normale do të ishte ta shihnim atë në një ndeshje ku PSG po luan për trofeun e fundit të sezonit.

Luis Enrique e largoi atë nga dy ndeshjet e fundit të parisienëve në Ligue 1, të mërkurën kundër Nice dhe këtë të diel kundër Metz, ndërsa sulmuesi u largua me Ousmane Dembelen, gjithashtu i përjashtuar, në Kanë për të shijuar festivalin e qytetit në jug të Francës.

Më vonë, pasi konfirmoi fitoren në Moselle, 2-0, Luis Enrique la një frazë që ka ngritur dyshime në Francë për praninë e Mbappes në ndeshjen e fundit të sezonit të PSG-së. “I kam të gjithë lojtarët e mi për finalen. Do të shohim kush është gati, kush jo, kush dëshiron të luajë e kush jo”, deklaroi trajneri spanjoll, pa e konfirmuar apo përjashtuar thirrjen e sulmuesi t 25-vjeçar.

Enriquez nuk i pëlqeu qëndrimi i disa lojtarëve javën e kaluar kundër Toulouse, në ndeshjen e fundit të PSG-së në Parc des Princes të sezonit dhe në të cilën ishte e fundit e Kylian Mbappes në Ligue 1.

Më pas, kapiteni i skuadrës franceze nuk u përfshi në skuadrën kundër Nice të mërkurën e kaluar, duke përmendur klubin se ai vuante nga një lëndim në muskuj. Pas kësaj ai nuk u thirr as ndaj Metzit, ndonëse këtë herë nuk u paraqit në raportin mjekësor, ndaj mund të konstatohet se ka qenë një vendim teknik i Luis Enriques.

Në listë nuk hynë as lojtarë të rëndësishëm si Vitinha, Marquinhos dhe Dembele, shoqëruesi i tij në Kanë, një tregues se mosthirrja e Mbappe ishte thjesht për shkak të pushimit të Luis Enrique në kuadër të finales së Kupës së Francës të shtunën e ardhshme. Megjithatë, prania e tij në Kanë për festivalin ka krijuar një bujë në Francë se angazhimi i tij ndaj Paris Saint-Germain është vënë në pikëpyetje.

Mbappes tashmë i ka mbetur vetëm një ndeshje me fanellën e parisienëve, finalja e Kupës, ndeshje në të cilën ai mund t’i thotë lamtumirë në mënyrën më të mirë të mundshme. Midis Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Francës, dy kompeticionet në të cilat kishte trofenë lojë, Luis Enrique nuk u mbështet fortë në Mbappen, ndryshe nga Ligue 1, në të cilën ai mezi ka luajtur dy ndeshje të plota në trembëdhjetë përballjet e fundit, vetëm pasi konfirmoi, në shkurt, se do të largohej nga PSG në fund të sezonit.

Marrëdhëniet mes parisienëve dhe Mbappe janë përkeqësuar me kalimin e muajve. Al Khelaifi ishte i pakënaqur me futbollistin, të cilin e qortoi se nuk e kishte përmendur në videon që postoi në rrjetet sociale duke konfirmuar largimin e tij nga PSG.

Skuadra franceze nuk i ka kushtuar ende një video lamtumire dhe pritet që në javët në vijim të ketë takime për të rënë dakord për kushtet financiare të largimit të tij. /Telegrafi/

Read Entire Article