Mitaj dhe Ndoj në mesin e 270 talenteve

10 months ago 23
16:42 25/12/2023

Përzgjdhen nga qendra e Cies

Mario Mitaj dhe Andreas Ndoj shikohen si lojtarë me prespektivë për të ardhmen. Dy shqiptarët janë pjesë e talenteve të lindur nga 2003 e më vonë të përzgjedhur në një raport të Qendrës Ndërkombëtare për Studime në Sport.

Mitaj është mbrojtës i majtë i cili aktivizohet me Lokomotiv Moskva dhe Kombëtaren A, ndërsa Ndoj qendërmbrojtës pjesë e Olympiacos, por ka luajtur edhe me Kombëtaren Shpresa.

Mario Mitaj edhe pse është 20 vjeç është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho.

Sipas këtij studimi të CIES, ata kanë më përvojë për shkak të minutave që kanë patur në fushë gjatë 2023 ku në pjesën dërrmuese të ndeshjeve kanë qenë titullarë.

Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport ka përfshirë në këtë raport 270 talente nga 49 kampionate në të gjithë botën. Aty ndodhen edhe Balde i Barcelona, Musiala i Bayern Munchen apo Bellingham i Real Madrid.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article