“Modeli im për të hyrë në politikë”, Rama për Blair: Nuk do të isha kryeministër nëse nuk do të ishte për të

8 months ago 7
14:50 13/02/2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai dhe së bashku me ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair po diskutojnë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale.

Gjatë fjalës së tij, Blair ka përgëzuar Shqipërinë për progresin e bërë gjatë këtyre viteve, ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se Blair është modeli dhe frymëzimi i tij në politikë.

Rama ka shtuar se nuk do të ishte as kryeministër dhe as një njeri i angazhuar në politikë nëse nuk do të ishte për Tony Blair.

Tony Blair: Shqipëria është një vend që në vitet 80’ dhe në fillim tëviteve 90’ ishte lënë pas bote, ndërkohë që gjatë këtyre viteve ka bërë hapa të jashtëzakonshëm përpara. PBB-ja është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë këtyre 10 e kusur viteve dhe Edi si kryeministër është i përqëndruar tek revolucioni teknologjik. Titulli i panelit tonë është: A është zgjidhje teknologjia? Sa i madh është ky revolucion teknologjik dhe sa e vështirë është për udhëheqësit politikë që të mbajën ritmin me të?

Edi Rama: Pikë së pari, dua të korrigjoj prezantuesin sepse u prezantova si kryeministër dhe Tony u prezantua si kryeministri i 51-të i Britanisë. Dua t’i them auditorit se unë nuk do të isha as kryeministri dhe as një njeri i angazhuar në politikë përpara tij dhe nëse nuk do të ishte për të. Para se ta njihja ishte modeli im dhe frymëzimi për të hyrë në politikë për të reformuar PS-në dhe për të besuar se politika mund të jetë një rrugë e tretë për të majtën. Dolëm nga një terr shumë i gjatë. Ishim të izoluar prej botës na thuhej se ishim i vetmi vend komunist. Ishim të vetmuar në një varfëri që sot nuk mund ta marr me mend si mund të ishte e tillë. Kur hyjmë në epokën e ndërtimit të institucioneve, ajo që mësuam është që sistemin mund ta ndryshosh brenda ditëve, por institucionet nuk i ndërton dot as për vite të tëra. Nuk e di sa dekada apo shekuj do të kërkonte. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen, e cila është një gjë e cila deri në zhvillimet e inovacionit do të ishte e paimagjinueshme.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article