Moment që mund t’iu ketë ikur – ekzekutimi perfekt i Ballkanit nga gjuajtja e lirë në derbin ndaj Dritës

10 months ago 21
Reklamë

Ballkani triumfoi 1-0 ndaj Dritës në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Reklama

Kampioni në fuqi vazhdon të jetë i pamposhtur, derisa ia shkaktoi humbjen e parë rivalit për titull.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Lumbardh Dellova në minutën e 36-të, por që ishte i organizuar shumë mirë.

Padyshim se lojtarët e Ballkanit e kanë ushtruar këtë skenarë në stërvitje, ndërsa portieri i Dritës nuk e dinte se kush do gjuante.

Edhe pse ia doli të dallonte anën e gjuajtjes, portieri nuk ia doli ta priste gjuajtjen fantastike të Dellovës. /Telegrafi/

Read Entire Article