Momenti i frikshëm, pasagjerët ‘fluturojnë’ brenda avionit nga turbulencat e forta

1 year ago 64

Të paktën shtatë persona u plagosën në një fluturim nga Haëaii në Australi kur avioni i tyre u godit nga turbulenca të forta.

Pesë orë pas udhëtimit 11-orësh nga Honolulu në Sydney, avioni papritur hasi turbulenca të forta, thuhet në një deklaratë nga Hawaiian Airlines.

“Aeroplani sapo ra. Ne nuk ishim të përgatitur”, tha pasagjerja Sultan Baskonyali për ABC News.

Ajo tha se pa një burrë që u ngjit lart, duke goditur kokën në tavan dhe duke rënë përsëri poshtë. Në fotot e publikuara shihet një vrimë e zezë mbi tavanin e brendshëm të avionit dhe maskat e oksigjenit të lëshuara për pasagjerët.

Në bord kishte 163 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Kur avioni u ul në Sydney, tre pasagjerët e plagosur morën ndihëm e nevojshme nga mjekët dhe janë në gjendje të mirë, ndërsa një pasagjer tjetër dhe tre stjuardese vazhdojnë të qëndrojnë në spital.

 “Prioriteti ynë i menjëhershëm është të vazhdojmë të kujdesemi për pasagjerët dhe ekuipazhin tonë të cilët u prekën nga kjo ngjarje e turbullt. Falënderojmë stafin e aeroportit të Sidneit për ndihmën e tyre të shpejtë”, tha linja ajrore në një deklaratë.

Shefi operativ Jon Snook tha se një turbulencë e tillë është e pazakontë, duke vënë në dukje se linja ajrore nuk kishte përjetuar diçka të tillë më herët.

Incidenti ndodhi rreth 40 minuta para uljes në Honolulu, sipas Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit.

Top Channel

Read Entire Article