Momenti që bëri lojtarët e Real Madridit dhe Valencias të kapin kokën, dihet lëndimi që ka marr mbrojtësi francez

7 months ago 7

Ndeshja ndërmjet Valencias dhe Real Madridit (2-2) ishte me plot emocione dhe drama, por fatkeqësisht u la në hije nga një dëmtim i rëndë i mbrojtësit vendas Mouctar Diakhaby.

Në momentet e fundit të ndeshjes, pas një dueli, futbollisti i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ra në këmbën e djathtë të mbrojtësit të Valencias, ndërsa pjesën tjetër e bëri pesha dhe inercia e lojtarit.

U kuptua menjëherë se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë dhe lojtarët e të dyja skuadrave panë me mosbesim se çfarë po ndodhte, ku disa prej tyredhe kapën kokën.

Esta toma de la lesión de Diakhaby da escalofríos pic.twitter.com/mFSETPVfvP

— Alergiker Casillas (@magicoartigas) March 3, 2024

Lojtari francez u dërgua në spital direkt nga Mestalla dhe u konstatua se ka pësuar një dislokim të gjurit të djathtë, në nivelin më të lartë

Sipas vlerësimeve të para, francezi mund të jetë jashtë fushave për gati një vit.

Diagnoza e detajuar do të bëhet e ditur kur të kryhen të gjitha analizat e reja në spitalin ku është vendosur lojtari. /Telegrafi/

Read Entire Article