Morata: Felix mund të jetë shumë i rëndësishëm në të ardhmen për Atletico Madridin

11 months ago 15
Reklamë

Joao Felix ende mund të ketë vend tek ekipi i Atletico Madridit, sipas ish-bashkëlojtarit të tij Alvaro Morata.

Portugezi kompletoi transferimin tek Barcelona si huazim për një sezon, në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Felix e pranoi haptazi se qëllimi i tij kryesor ishte që të lunate për Barcelonen dhe Atletico e zgjati kontratën e tij deri në vitin 2029, para se të pajtohet për kalimin e tij në Kataloni.

Transferimi i tij tek Barcelona nuk përfshin një klauzolë të blerjes dhe Atletico ende nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar rreth të ardhmes së tij.

“Joao Felix është një djalosh i ri dhe ju kurrë nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodh në botën e futbollit, ndoshta ai do të jetë shumë i rëndësishëm në të ardhmen tek Atletico, ndoshta jo”, u shpreh Morata në një intervistë për mediumin DAZN.

João #Félix – 3 goals, 2 assists 🔥
João #Cancelo – 2 goals, 1 assist 🔥

The newcomers have already created 8 goals in the last 4 matches 🔵🔴#Football #LL #Stats pic.twitter.com/gu4U9uA1Z5

— Setanta Sports (@setanta_sports) September 23, 2023

“Nuk jam unë ai që vendos. Gjithçka që di është se ai është një djalosh i mirë dhe një lojtar që është më ndryshe se shumica e lojtarëve tjerë”, përfundoi Morata.

Felix e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer aventurën e tij tek Barcelona, teksa deri më tash ka kontribuar me tre gola e dy asistime, duke fituar besimin e Xavit i cili tashmë e ka bërë portugezin pjesë të pandashme të formacionit startues./Telegrafi/

Read Entire Article