Mori faturën e ujit me çmimin marramendës, e moshuara e shokuar ndërron jetë

10 months ago 17

Një pensioniste 88-vjeçare italiane, humbi jetën pas shokut që pësoi pasi pa faturën e ujit prej 15 mijë eurosh.

Sipas mediave, e moshuara ka parë faturën e saj në vlerën 15339 euro, ndërsa në fakt duhej të paguante vetëm 55 euro, duke bërë që të ndihej keq dhe të shtrohej në spital.

Ajo humbi jetën pas disa ditësh. Fatura i përkiste periudhës gusht-tetor. Më 14 nëntor mbërriti në bankë dhe u pagua automatikisht. Ka qenë nusja e saj ajo që i ka raportuar të moshuarës të dhënat e faturës. Menjëherë pas bisedës, 88-vjeçarja është ndjerë i sëmurë, duke çuar në ngjarjen fatale.

Caterina Giovinazzo ka lënë pas dy fëmijët dhe tre vëllezërit e saj. Kompania që menaxhon shërbimin e ujit në Camporosso ka pranuar përgjegjësinë e saj për gabimin. Por tani familja e gruas kërkon sqarim për këtë çështje.

Top Channel

Read Entire Article