Një 64-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e kësaj të shtune.
Ngjarja është regjistruar në aksin Fier-Pishporo, teksa 64-vjeçari po udhëtonte me motor.
Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të motorit i cili ka dalë nga rruga, për pasojë 64-vjeçari ka ndërruar jetë.
Teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të detajeve.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot më datë 29.06.2024, rreth orës 17:50, në aksin rrugor “Fier-Pishporo”, shtetasi Ll. D., rreth 64 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Ll. D..
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb