Mourinho rikthehet te Barcelona? Çfarë thonë mediat spanjolle

7 months ago 24
Reklamë
14:14 31/01/2024

Jose Mourinho mund të rikthehet në Barcelonë. Menaxheri i portugezit, Horge Mendes po luan një rol kyç që 61-vjeçari të trajnojë sërish në Spanjë, por nga pankina e rivalëve historik të Real Madrid. Siç raportohet nga mediat spanjolle, Mourinho mund të përfundojë në stolin e Barcelonës në verë pas dorëheqjes së Çavi Hernandes. Marrëdhënia e mirë mes palëve pritet të jap edhe frytin e radhës.

Një faktor që mund ta shtyjë ish-teknikun e Romës të mos marrë drejtimin e Katalanasve është e shkuara e tij me Real Madridin, megjithëse vendimi i tij për t’u bashkuar me Manchester United vite më parë, pavarësisht historisë së tij në Chelsea, tregoi se ai do të ishte i gatshëm edhe për një ‘tradhëti’ merkatoje.

Mbërritja e portugezit preferohet edhe nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco. Ky i fundit është një tifoz i teknikut, që prej fitores së Champions League me Porton në vitin 2004. Mourinho është në kërkim të një pune të re që prej shkarkimit nga pankina e Romës pas rezultateve negative. Emri i tij qarkullon në shumë skuadra, ku interesi më i lartë është edhe përtej kufijve të Europës.


Të ngjashme

Read Entire Article