Mourinho tërbohet me merkaton

1 year ago 22
Reklamë
21:20 31/07/2023

Trajneri portugez përplaset me drejtuesit, kërkon Moratën për repartin ofensiv

Zhoze Murinjo nuk është aspak i kënaqur me merkaton e Romës. Madje ndihet i tërbuar me mënyrën se si drejtuesit e klubit verdhekuq kanë vepruar deri më tani.

Klubi italian ka marrë në këtë merakto vere 4 lojtarë pa shpenzuar asnjë Euro, ndërkohë që ka shitur duke përfituar 35 mln Euro.

Tekniku portugez ankohet sepse gjendja e grupit, atë nuk e kënaq, raporton Corriere dello sport.

Ai është kritikuar për cilësinë e futbollit që Roma ka dhënë në fushë, sidomos në sezonin e fundit, e në të tillë situatë nuk ka dëshirë që të gjendet më.

Aktualisht 60-vjeçari ndodhet në Algarve të Portugalisë, ku po përpiqet që t’i japë skuadrës një mentalitet më pozitiv.

Filozofia e tij është që ekipi të ndërtojë lojën nga prapavija, e me shpejtësi të përfundojë në portën kundërshtare.

Për këtë ka nevojë për lojtarë cilësorë në 30 metrat e fundit të fushës.

Murinjo ia ka bërë të qartë menaxherit të përgjithshëm të ekipit Tiago Pinto se duhen afrime cilësore. Beloti në ofensivë atij nuk i pëlqen.

Kushti i 60-vjeçarit është Alvaro Morata dhe nëse klubi nuk ia realizon, atëherë nuk duhet të flasë për trofe.

Por Pinto do të ketë mundësinë që të blejë sulmuesin spanjoll vetëm nëse largohen Roxher Ibanez dhe Rik Kars-dorp.

Ndërkohë pronarët e Romës, Friedkin, nuk i kanë ofruar rinovimin si trajnerit, ashtu edhe menaxherit të përgjithshëm, situatë që sjell edhe më shumë paqartësi te verdhekuqtë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article