Mourinho zbarkon në Stamboll, zyrtarizimi pas disa orëve

3 months ago 5
Reklamë

Jose Mourinho ka zbarkuar pak pas mesditës në aeroportin e Stambollit, ku do të nisë një përvojë të re në krye të stolit të Fenerbahçes.

Portugezi pritet të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Fenerbahçes, në orën 18:00, në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’.

Klubi turk ka bërë disa publikime për Mourinhon dhe ka raportuar mbërritjen e tij përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube.

Trajneri portugez, i cili ndodhej në bordin e një aeroplani privat, në shoqërinë e presidentit Ali Koç, zbarkoi në qytetin turk në orën 12:45 dhe hipi i qetë në një autobus, ku vetëm stafi i aeroportit po e vëzhgonte.

Ai u prit në aeroportin e Stambollit ka qindra tifozë të cilët vazhdimisht kanë kënduar emrin e tij.

One of us! 💛💙#MOUtime pic.twitter.com/UMGdQqUwTB

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) June 2, 2024

Fenerbahce ditën e djeshme ka zyrtarizuar Mourinhon, derisa portugezi do të ketë synim ta rikthejë titullin e kampionit pas 13 viteve te kjo skuadër. /Telegrafi/

After greeting Fenerbahçe fans at the airport, Jose Mourinho boarded the helicopter that would take him to the hotel where he will stay.

pic.twitter.com/M3MiBEBlDa

— talkFENER (@talkFENER) June 2, 2024

Read Entire Article