“Mrekullia e dreqit” - A do të ndodhë edhe në Kosovë “Hamasi Ballkanik”?

9 months ago 10

Profesori dhe analisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj, ka folur për situatën politike në veri të Kosovës.

Ai thotë se jostabilitetin në veri po e krijon Serbia që më shumë se 20 vjet në krye me Aleksandër Vuçiqin.

Maxharraj pohon se Vuçiqi i takon kastës neofashiste e cila në thumbë ka urrejtje ndaj popujve të tjerë.

Profesori përmend synimin për marrjen e tokave të shqiptarëve në të kaluarën kur trojet tona mizorisht u pushtuan dhe Shqipëria etnike nga 98 mijë kilometra katror ra në 28 mijë.

“Aspiratat shoveniste të Serbisë për të krijuar “Botën Serbe” po vazhdojnë ende përmes formave të ndryshme, protestave, barikadave, sulmeve të vazhdueshme të pjesëtarëve të KFOR-it, policisë së Kosovës përmes falangave shoveniste serbe të drejtuara nga kriminelë dhe banda kriminelësh të tipit Raodiçiq e Veselinoviq e shumë të tjerë tash e disa vite, jo për të tentuar që të përmirësohet gjendja e serbëve të veriut por për diçka tjetër, për marrjen apo ndarjen e veriut ashtu siç ishin marrë vesh me liderët e mëparshëm të Kosovës. Por, kjo mrekullisht u dështoi”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se ‘mrekullia e dreqit’ po vazhdon edhe më tejë përmes formave të ndryshme të presionit dhe rebelimit mbi serbët e veriut.

“Serbët e veriut nuk janë në zorë nga shqiptarët, por nga vet serbët kriminelë dhe bandat kriminale të orkestruara nga Beogradi që të krijohet një situatë e tillë gjoja për gjendjen e tyre të padurueshme në veri. Ata i nxjerrin me zor në protesta, bllokojnë rrugët me barikada, sulmonë çdo serbë që dëshiron jetë të qetë në veri, etj.”, thotë ai.

Profesori pohon se për këto 20 vite veriu i Kosovës ishte në vorbullën e sundimit të kriminelëve dhe bandave atje.

“Mos të harrojmë se atje u rrahë me ‘hujë’ KFOR-i, u plagosën mbi 90 veta, por as BE e as Amerika nuk reaguan siç duhet, bile as që e sanksionuan Serbinë, por vazhduan ta ledhatojnë edhe më tutje, ta përgëdhelin si derrin derisa ajo ua ktheu bumerang më 24 shtator të vitit të kaluar, kur në Kosovë ashiqare në pikë të ditës u futën bandat kriminale, terroristë me armatim të sofisfikuar që i ngjante një armate paramilitarësh me qëllim që sipas planit të tyre të përfitojnë territor për veprimet e mëtemje që për qëllim kishin ndarjen e Kosovës”, potencon ai.

Megjithatë, profesori pohon se dështoi Serbia me turp nga policia e Kosovës.

comment

Read Entire Article