Muçi e nis si titullar te Besiktas

7 months ago 14
Reklamë
18:45 13/02/2024

Muja hyn si zëvendësues dhe siguron fitoren e Samsunspor

Ernest Muçi tregoi cilësitë e tij që në ndeshjen e parë me Besiktas. Sulmuesi shqiptar, i cili u transferua për 10 milionë Euro te klubi i njohur nga Stambolli e nisi si titullar takimin e kampionatit me Kayserispor që përfundoi pa gola.

Edhe pse nuk shënoi, Muçi krijoi disa aksione dhe raste për gol. Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga trajneri Fernando Santos.

Fernando Santos: Vendosa të aktivizoj Muçin se e dija që ai do të tregonte veten në fushë edhe pse nuk e njihte shumë mirë ekipin.

Një debutim pozitiv edhe për futbollistin tjetër të Kombëtares, Arbnor Mujën. Sulmuesi shqiptar realizoi në fitoren 2 – 0 të Samsunspor ndaj Antalyaspor. Muja u aktivizua si zëvendësues në mesin e pjesës së dytë dhe festoi golin në minutat shtesë.

Arbnor Muja: Nuk është e thjeshtë të përshtatesh në 1 ose 2 ditë, por shokët e skuadrës ma bënë më të lehtë. Të shënoja që në ndeshjen e parë ishte një nisje e jashtëzakonshme për mua.

Si Ernest Muçi dhe Arbnor Muja, kanë firmosur për 3 vite e gjysmë me ekipe të kampionatit turk.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article