Muçi transferohet tek Besiktas

7 months ago 34
Reklamë
13:17 09/02/2024

Ernest Muçi do të transferohet në Turqi tek Besiktas. Është vetë klubi turk që ka publikuar në rrjetet sociale një video nga momentet më të mira të Muçit në Poloni ku luajti me Legian e Varshavës.

Madje, Besiktas shpërndau pamje nga avioni privat ku po udhëton Muçi drejt Stambollit e ku pritet të mbërrijë në aeroport shumë shpejt.

“Avioni që po mban transferimin tonë të ri”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Kujtojmë se sot mbyllet merkatoja e dimrit në Turqi.

22-vjeçari shqiptar u transferua në Varshavë nga Tirana në vitin 2021. Ai mund të luajë si mesfushor, në krahët e sulmit dhe qendër sulmues.

Teksa luante me bardheblutë e Tiranës ai ka shënuar 20 herë nga 54 ndeshje zyrtare. Ndërkohë në Varshavë ka shënuar 21 gola nga 114 ndeshje të luajtura me Legian./tvklan.al

Yeni transferimiz Ernest Muci'yi taşıyan uçak, saat 16.15'te Atatürk Havalimanı Genel Havacılık Terminalinde olacaktır. ???? pic.twitter.com/1BGKGld3po

— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 9, 2024

Beşiktaş’a hoş geldin Ernest Muci! ???? pic.twitter.com/sVVoqznjON

— Beşiktaş JK (@Besiktas) February 9, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article