“Mund të jetë e rëndësishme”, Klopp ‘ndërpret’ konferencën prej dentistit

7 months ago 12
Reklamë
22:20 02/02/2024

Trajneri i Liverpulit synon fitore ndaj Arsenal

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klopp e ndërpreu shkurtimisht konferencën e tij të shtypit për shkak se po i telefononte dentisti.

A very important phone call for Jürgen Klopp this morning! ???????? pic.twitter.com/czpCF6G9BA

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) February 2, 2024

Dentisti po më merr, mund të jetë e rëndësishme”, u tha ai gazetarëve. Tekniku gjerman foli më pas për përballjen e 4 shkurtit kundër Arsenalit në “Emirate”. Për trajnerin, takimet e mbetura duhet që të fitohen që të qëndrojnë përpara Mançester Sitit në renditje.

“Nuk e di nëse Nunjes do të jetë i gatshëm. E ka këmbën e enjtur! Ne këto i kemi mësuar se që të kryesojmë, duhet të fitojmë të gjitha takimet e mbetura. Ky është kampionati dhe është koha kur dominon Siti. Do t’ia vështirësojmë çdo ekipi që do të mundohet ta mbyllë sezonin përpara nesh. Këtë do të përpiqemi që të bëjmë!”

Liverpool-i kryeson renditjen e Premier Ligës me 5 pikë më shumë se sa “Cityzens” me një ndeshje më pak, ndërsa “topçinjtë” ndodhen në vend  të tretë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article