Mungon Messi, plasin polemikat

7 months ago 22
Reklamë
21:31 05/02/2024

Në Hong Kong ankohen se u shkel marrëveshja

Mungesa e Lionel Messi në fushë gjatë miqësores të Inter Miami me një skuadër përfaqësuese të Hong Kongut është kthyer në një çështje politike.

Qeveria ka ndërhyrë e shtyrë edhe nga ankesat e shumë tifozëve të cilët kishin paguar nga 125 deri në 600 Euro për të ndjekur ndeshjen.

Organizatori i ndeshjes kishte rënë dakord me klubin amerikan që Lionel Messi të aktivizohej të paktën 45 minuta sipas Ministrit të Sportit të Hong Kongut.

Në rrjetet sociale shfaqet një video ku një person godet një nga materialet promovuse të ndeshjes, duke thyer pikërisht pjesën ku shfaqej Messi.

Në stadiumin ishin të pranishëm rreth 40 mijë spektatorë, ndërsa pati nga ata që kërkuan kthimin e parave të biletës.

Në anën tjetër qeveria vendase kishte dhënë 1,9 milion Euro në mbështetje të aktivitetit dhe po mendon t’i marrë mbrapsht.

Tv Klan

???? A Chinese man flykicks Messi's head off a poster. Don't believe what the media say, Messi is NOT wanted in Hong Kong! pic.twitter.com/bKDHRWgY9C

— LLF (@laligafrauds) February 5, 2024

Të ngjashme

Read Entire Article