Myrto Uzuni e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2024.
Sulmuesi i përfaqësues sonë shënoi një nga golat e fitores për Granadën në javën e 19 të La Ligës kundër Kadiz. Të zotët e shtëpisë fituan 2 me 0 dhe ai që zhbllokoi sfidën ishte pikërisht futbollisti kuqezi.
Uzuni nuk e pati të vështirë të realizonte në minutën e 22-të, por fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë sistemi VAR korrigjoi gjithçka, duke i dhënë mundësi sulmuesit nga Berati të festonte golin e 6 sezonal në kampionatin spanjoll.
Të zotët e shtëpisë shënuan edhe me Saragozën në minutën e 70, duke vulosur një fitore shprese, ndonëse Granada mbetet në vendin e parafundit./vizionplus.tv