Myrto Uzuni feston sërish, beratasi realizon golin e dytë në La Liga

1 year ago 26
Reklamë
10:30 19/09/2023

Granada mposhtet nga Girona

Myrto Uzuni nuk shpëton Granadën nga humbja e katërt sezonale. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare shënoi në disfatën që vendasit pësuan 4-2 përballë Zhirona, në një duel të dominuar totalisht nga miqtë.

Tre gola të shpejtë që në pjesën e parë hodhën nokaut skuadrën e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit spanjoll, me Zhironën që duket se vulosi fitoren. Uzuni kishte një shans të mirë për të realizuar në pjesën e parë, por gaboi koordinatat me kokë. Në minutën e 63-të, Granada ngushtoi rezultatin me një gol të Uzunit, i cili feston golin e dytë në këtë sezon.

Beratasi gjeti kohën e duhur për të tundur rrjetën fluturimthi dhe shënuar për rezultatin momental 1-3. Zhirona po tregon një nivel të lartë në këtë sezon, ku pas 5 javësh gjendet në vendin e tretë me 13 pikë. Skuadra e Michel nuk ka pësuar ende humbje, teksa gjendet pas Real Madrid me pikë të plota dhe baraz me Barcelonën. Ndërkaq, Granada ndodhet në vendin e 18-të me vetëm 3 pikë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article