Myrto Uzuni gati për testin ‘Camp Nou”

7 months ago 13
Reklamë
23:08 10/02/2024

Granada në krizë rezultatesh, shqiptari do golin përballë Barcelonës

Myrto Uzuni do ketë përballë Barcelonën në takimin e kësaj fundjave në kampionatin spanjoll. Sulmuesi shqiptar kërkon të lë gjurmë ndaj skuadrës katalanase, për të thyer edhe mallkimin e mos shënimit të golit prej 4 takimesh.

Në fakt, Granada e tij nuk ka bindur deri në këtë moment, pasi gjendet e parafundit në renditje. Gjithsesi, andaluzianët kanë një bilanc pozitiv përballë trajnerit Çavi, që në 4 ndeshje nuk ka arritur t’i mposht.

Këtë ecuri kërkon ta zgjas sërish, teksa Uzuni synon të festojë golin ndaj tyre. Lojtari i kombëtares sonë ka shënuar 6 herë deri më tani, praktikisht një gol në çdo gjashtë ndeshje. Deri më tani ai ka mesatarisht 1.8 goditje në 90 minuta, duke tentuar 38 në total, 13 prej të cilave në portë.

Performancat e mira në fushën e lojës do t’i shërbejnë Uzunit edhe për t’i rënë në sy trajnerin Sylvinho dhe stafit të kombëtares për takimet e radhës me kuqezinjtë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article