“Na duhet drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushtet”, Rama për Berishën: Nuk merrem me dikë që është non grata nga SHBA

9 months ago 22
13:09 30/12/2023

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së fundvitit u shpreh se vendit i duhet një drejtësi që do godasë ato që janë të veshur me pushtet, edhe brenda qeverisë. Rama u shpreh se d dhe të godasë fenomene e fakte që tregojnë që një individ ka shkelur ligjin.

Ram u shpreh se përgjegjësia e tij morale është që ta çoj deri në fund këtë përpjekje për të ndarë rrugët me të gjithë ato që tradhëtojnë qëllimet e përbashkëta.

Edi Rama: Nuk besoj se nuk ka ndryshuar gjë sepse këtu nuk është fjala për qasje, por për një koncept të thjesht që përgjegjësia qeverisëse është e kryeministrit dhe përgjegjësia penale është individuale dhe nuk ka përgjegjësi të ndarë kur ka individë që abuzojnë prapa kurrizit dhe përpiqen të përfitojnë duke shfrytëzuar mundësinë. Përgjegjësia ime është për të gjitha qëllimet dhe objektivat e shpallura. Qëllimet e pashpallur individuale janë qëllime të ulëta që gjithsecili ka përgjegjësi individuale. Nëse mund të përpiqemi ta shohim ndryshe bëhet e qartë në sensin që qeveria forca që udhëheq mba përgjegjësi për mënyrën se si reagojnë ndaj shkeljes së ligjit dhe parimit të punës së përbashkët. Unë do mbaja përgjegjësi nëse do të ishim të pavendosur dhe të kundërvendosur në rastin më të keq ndaj shfaqeve të shkeljes së ligjit ndaj cilitdo brenda rrethit të kësaj force qeverisëse që përbëhet nga njerëzit që drejtojnë vendin.

Unë jam njeriu më i interesuar që asgjë të mos kaloje pa ndëshkuar. Përgjegjësia ime morale është që ta çoj deri në fund këtë përpjekje për të ndarë rrugët me të gjithë ato që tradhëtojnë qëllimet e përbashkëta. Për këtë mendoj që kjo është një bisedë e kotë sepse  ne e kemi hapur këtë rrugë. Unë e kam thënë që na duhet një drejtësi që do godasë ato që janë të veshur me pushtet, edhe brenda qeverisë dhe të godasë fenomene, fakte e mbi fakte që tregojnë që një individ ka shkelur ligjin dhe të gjithë parimin e punëve të përbashkëta. Nuk  shoh fare se çfarë ju mundon në këtë pikë kur kjo pikë është shumë e qartë. Njerëzit që ngarkohen me detyra janë të tërë të paprekshëm nga virusi i korrupsionit apo paprekshmërinë duhet t’jua garantojë ai që i ngre në dëtyrë nuk qëndron.

Këto janë gjëra që provohen në detyrë nuk provohen në rrugë. Nga ana tjetër ne na duhet punë që të garantojmë që sistemet të jenë më të forta. Ne tani kemi hyrë në një proces transformimi të prokurimeve publike. Do të kemi një operator. Do të heqim prokurimet nga ministrië, agjenci të caktuara sipas rastit dhe do të krijohën kushtet që agjencitë që bëjnë prokurime të punojnë me agjenci të specializuara. Këto janë të gjitha hapa që kërkojnë kohën  e tyre dhe asnjëhëerë nuk do të vijë dita që individë të caktuar nuk do të përpiqen që ta anashkalojnë sistemin. Këto të dyja shkojnë paralelisht, modernizimi dhe ndëshkimi. Sa i përket pyetjes për votat për sistemin zgjedhor nuk e kuptova pyejten. Ne kemi një proces të reformës zgjedhore bazuar mbi idenë e komisionit bipartisan. Kështu që mbase nuk kemi pse e kërkojmë tek bipartizanizmi për sa kohë atë e kemi humbur. Do të shohim nëse duhen bërë disa ndryshime për të siguruar procesin e zgjedhjeve. Nuk shoh ku është shtegu për të ndërtuar një komision partizan kur aty nuk ka bipartizanizëm.”

Lidhur me pyetjen për kompetencat e Presidentit të vendit Rama u shpreh se nuk është ndërhyrë në keto kompetenca. Kryeministri foli edhe lidhur me situatën në të cilën ndodhet ish-Kryeministri Sali Berisha para drejtësisë ku tha se nuk komenton persona të shpallur non grata nga SHBA.

Edi Rama: Sdi të kemi ndërhyrë në kompetencat e Presidentit ashtu si nuk kuptova pyetjen për republikën Presidenciale sepse nuk është ngritur ndonjëherë si temë. Sa i përket pyetjes për non gradën nuk kam asnjë komënt sepse nuk merrem me dikë që është shallur non grada nga SHBA. Ju siguroj që ëndrat e mia jkanë shuëm më të mëdha nuk shoh ëndrra se si dënohen njerëz. Nuk kam ëndrra të tilla as me sy hapur as me sy mbyllur. Skemi arsye që të mendojmë për këtë dhe Shqipëria nuk ka kohë për të humbur. Jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend përpara. Zgjedhjet e ardhshme do ta vërtetojnë këtë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article