Napoli bëhet me trajner të ri, Walter Mazzarri zëvendësohet nga Francesco Calzona

7 months ago 20
Reklamë
23:57 19/02/2024

Françesko Kalcona është trajneri i ri i Napolit. Klubi italian shkarkoi Valter Maxarrin 2 ditë para ndeshjes me Barcelonën në Çempions Ligë.

Kalcona, i cili në të kaluarën ka qenë zëvendëstrajner te napolitanët, aktualisht drejton përfaqësuesen e Sllovakisë, e kualifikuar në finalet e Euro 2024.

Françesko Kalcona do të mbajë të dy detyrat. Ai është trajneri i tretë në këtë sezon për Napolin që e nisi sezonin me Rudi Garsian.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article