Napoli me 9 lojtarë në fushë, Roma triumfon bindshëm!

10 months ago 10
09:14 24/12/2023

Roma ka fituar 2-0 sfidën me Napolin.“Verdhekuqtë” patën disa raste të mira për shënim, por e arritën golin e parë vetëm pasi Napoli mbeti me 10 lojtarë.

Në minutën e 66-të, Politano pasi pësoi një faull, shkelmoi kundërshtarin, duke marrë karton të kuq. 10 minuta më pas Roma kalon në avantazh me anë të Pelegrinit.

Në minutat e fundit Osimen mori kartonin e dytë të kuq duke e lënë Napolin me 9 lojtarë.

Lukaku shënoi golin e dytë në minutën e 94-t duke vulosur një fitore të madhe për Romën, ndaj kampionëve në fuqi, që nuk po dalin dot nga kriza.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article