Napoli në krizë rezultatesh/ Walter Mazzarri rrezikon shkarkimin

7 months ago 12
Reklamë
22:54 18/02/2024

Napoli nga kampion Italie në sezonin e kaluar në rrezik mospjesëmarrje në kupat e Europës këtë sezon. Skuadra napolitana është në krizë dhe kjo mund të sjellë ndryshim përsëri në stol.

Walter Mazzarri është në rrezik shkarkimi sipas mediave italiane. Rezultatet nuk janë në favor të tij dhe duket se presidentit De Laurentiis po i soset durimi aq sa ka patur kontakte me Francesco Calzona, ndihmës i Sarri dhe Spalletti te Napoli, aktualisht trajner i Sllovakisë.

Një tjetër emër që qarkullon është Marco Giampaolo, i cili ka drejtuar shumë skuadra në Serie A. një provë e rëndësishme e Walter Mazzarri do të jetë përballja e Champions League me Barcelona. Ai mori drejtimin e Napoli në mesin e Nëntorit të kaluar, duke zëvendësuar Rudi Garcia.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article