Napoli shpëton në fund

7 months ago 13
Reklamë
20:40 17/02/2024

Të kaltrit barazojnë në “Maradona” ndaj Genoas 1-1, Ngong shënon në të 90’

Një tjetër zhgënjim, një tjetër mundësi e shpërdoruar! Napoli nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi kundër Xhenoas në ndeshjen e 25-të të Serisë A.

Pavarësisht rezultatit, për të kaltrit kjo konsiderohet një pikë e fituar. Miqtë zhbllokuan rezultatin në nisje të pjesës së dytë me Frendrup. Kundër kuqebluve të Xhilardinjos, goli i barazimit i shënuar nga Ngonge erdhi vetëm në minutën e 90-të.

Belgu shmangu humbjen e nëntë në kampionat të skuadrës së Maxarrit, por jo fishkëllimat nga tifozët e pakënaqur me paraqitjen e ekipit në fushë.

36 pikë për të kaltrit pas 25 sfidash, por zona Çampions është gjithnjë e më larg për Napolin.

Por të kaltrit duhet të lënë pas këtë eksperiencë negative, pasi të mërkurën vjen sfida e parë në raundin e të 16-ve kundër Bacelonës në Ligën e Kampioneve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article