Napoli tallet me Osimhen duke i publikuar një video – sulmuesi fshin të gjitha fotot nga rrjetet sociale dhe mendon veprime ligjore kundër klubit

11 months ago 15
Reklamë

Victor Osimhen ka fshirë të gjitha fotot me fanellën e Napolit dhe mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër napolitanëve pasi klubi i Serie A postoi një video ‘të papranueshme’ në llogarinë e tyre zyrtare në TikTok, e cila që atëherë është fshirë.

Napoli postoi një video ku ishte Osimhen që kërkonte penallti, duke përdorur një zë të çuditshëm të përshpejtuar, më pas ai ekzekutonte atë përpara se video ta tregonte atë duke e humbur.

Kjo video ka bërë që sulmuesi nigerian dhe kampi i tij të reagojnë dhe ta cilësojnë si tallje duke menduar edhe të ndërmarrin veprime ligjore kundër klubit të tyre për një postim në mediat sociale.

Të martën në mbrëmje, agjenti i Osimhen, Roberto Calenda lëshoi ​​një deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin.

🇳🇬 This was the original video posted by Napoli about Victor Osimhen… and then deleted.

⚠️ …player’s agent Calenda announced that Osimhen is considering to take legal action against Napoli. pic.twitter.com/0PLunco9aD

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 26, 2023

“Ajo që ndodhi sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën TikTok nuk është e pranueshme. Një video që tallte Victor u bë fillimisht publike dhe më pas, me vonesë, u fshi”.

“Një fakt serioz që i shkakton dëm shumë serioz lojtarit dhe i shton trajtimin që djali po vuan në periudhën e fundit mes gjyqeve mediatike dhe lajmeve të rreme”.

“Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çdo iniciativë të dobishme për të mbrojtur Victor”, shkroi ai në Twitter.

Quanto accaduto oggi sul profilo ufficiale del Napoli sulla piattaforma TikTok non è accettabile. Un filmato che deride Victor è stato prima reso pubblico e poi, ma ormai tardivamente, cancellato. Un fatto grave che crea un danno serissimo al giocatore e si somma al trattamento…

— Roberto Calenda (@RobertoCalenda) September 26, 2023

Pas kësaj, Osimhen ka fshirë pothuajse të gjitha fotot e Napolit nga llogaria e tij në Instagram pasi agjenti i tij kërcënoi ‘veprim ligjor’ kundër klubit.

E vetmja foto e mbetur duket të jetë një nga 19 gushti pas një fitoreje 3-1 ndaj Frosinone, ndeshja e parë e sezonit në Serie A. /Telegrafi/

Read Entire Article