Napoli vuan ndaj Veronës

7 months ago 24
Reklamë
23:35 04/02/2024

Të kaltrit fitojnë 2-1 me përmbysje në shtëpi, Torino ndalet nga Salernitana

Napoli mori një fitore të vuajtur kundër Veronës në shtëpi në sfidën e javës së 23 të Serie A. Suksesi i jep mundësi “të kaltërve” që të qëndrojnë afër zonës “Champions”.

Verdheblutë kaluan në avantazh në minutën e 72 me Kopolan. Por ekipi i Maxarrit barazoi pas 7 minutash me ish-in, Ngonge.

Rrjetën e fitores e realizoi Kvara 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Napoli shkon në 35 pikë, kurse Verona ngelet në kuotën e 18 pikëve.

Torino barazoi me Salernitanën në shtëpi pa gola dhe shkon në 32 pikë pas 23 javëve të luajtura. Në pjesën e parë u zhvillua në “Olimpiko” një ndeshje fizike dhe e ekuilibruar, me pak raste.

Ekipet u përqendruan në anën taktike edhe në 45 minutat e dyta, me portierët Oçoa dhe Milinkovic-Savic që u treguan të vëmendshëm.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article