Në një imazh të ri të NGC 2264 nga Observatori i NASA-s me rreze X, Chandra, bëhen të qarta pamjet e një peme kozmike që formohet nga një numër i madh i yjeve.
Ky grumbull yjesh, me moshë dhe madhësi të ndryshme, ndodhet rreth 2500 vite dritë larg nga Toka.
Madje, thuhet se madhësia e disa prej tyre shkon deri në shtatë përmasa diellore.
Forma e kësaj peme kozmike jep iluzionin e një peme të Krishtlindjes, me yjet që shkëlqejnë si drita dekorative.
Për të theksuar ngjashmërinë me pemën, të dhënat optike nga teleskopi tregojnë edhe gazin dhe mjegullnajën e gjelbër me rreze të kuqe.
Sprightly Stars Illuminate ‘Christmas Tree Cluster’…
Source: https://t.co/PWexxVnZLk pic.twitter.com/JlBKgCJctp
— Gianni A. Sarcone (@gsarcone) December 21, 2023
Yjet e rinj si ata në NGC 2264, janë të paqëndrueshëm dhe pësojnë ndezje të forta në rreze X, dhe lloje të tjera variacionesh që shihen në dritë, raporton NASA.
Variacionet e paraqitura në këtë imazh, megjithatë janë artificiale, kanë theksuar vendndodhjen e yjeve dhe ngjashmërinë e imazhit me një pemë.
Në realitet, variacionet e yjeve nuk janë të sinkronizuara.
Ndryshimet e vëzhguara nga Chandra dhe teleskopët e tjerë, shkaktohen nga disa procese të ndryshme, ku përfshihen aktivitetet nga fusha magnetike.
Programi Chandra menaxhohet nga Qendra e Fluturimeve Hapësinore e NASA-s, Marshall.
Ndërsa, qendra e Observatorit me rreze X, kontrollon operacionet shkencore nga Cambridge, Massachusetts, dhe operacionet e fluturimit nga Burlington, dhe Massachusetts. /Telegrafi/