Nata e kickbox-it në Vlorë, shkëlqen Ilda Lelo: Në 2024 synoj të jem kampione e botës

10 months ago 19

Pallati i sportit në Vlorë iu dedikua sërish një mbrëmje të madhe kickbox-i ku publiku pati mundësinë të shohë në aksion disa prej të talentuarve në këtë sport. “Night of the Champions” u emërua aktiviteti që si pikë kulminante pati ndeshjen e kampionës së Europës Ilda Lelo, e cila u ndesh me turken Yeseman Ciglioglu. Sportistja shqiptare në fund ia doli të fitonte me 1 pikë më shumë.

“Shumë emocione si gjithmonë, sado kohë kalon dhe ekpserienca rritet emocionet mbeten aty,”-tha Ilda Lelo, sportiste e kickbox.

29-vjeçarja Ilda Lelo mban titullin e kampiones së Europës në federatën ËKU për peshën 62 kilogramë, ndërsa objektivi në 2024 është shumë i lartë.

Synojmë titullin kampion bote vitin e ardhshëm. Shpresoj t’ia dalim se kemi punuar fort. Do punojmë akoma më fort se nuk ndalemi me kaq,”-u shpreh ajo.

Kampionati për moshën junior është fituar nga ekipi Eposi Gym, ndërsa këto aktivitete janë zhvilluar edhe në kuadër të 10 vjetorit të federatës së kick boks në Shqipëri.

Read Entire Article