Opozitari rus është transferuar në një nga burgjet mëtë vështirë në Rusi
Politikani i burgosur i opozitës ruse Alexey Navalny është zhvendosur në një burg në një rajon të Arktikut në pjesën veriore të Rusisë.
Navalny postoi në rrjetet sociale pas më shumë se dy javë mungesë dhe theksoi se ishte në gjendje të mirë.
Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh tha se Navalny ndodhet në qendrën e internimit IK-3 në Kharp të rajonit Yamal-Nenets, rreth 1 mijë e 900 kilometra në lindje të Moskës.
Aleatët e Navalny, të cilët po përgatiteshin për transferimin e tij në një burg të shkallës më të lartë të sigurisë në sistemin e burgjeve ruse kishin ngritur alarmin për fatin e tij.
Për avokatët do të jetë edhe më e vështirë që ta takojnë atë në burgun e ri që konsiderohet si një nga burgjet më të vështira në Rusi.
Shumica e të burgosurve në këtë burg janë dënuar për krime të rënda. Stina e dimrit është shumë e ashpër dhe temperaturat do të bien në rreth minus 28 Celsius gjatë javës së ardhshme.
Klan News
Të ngjashme